Copëza jete…

Mendja e saj ishte bërë si një rrjetë merimange. Jeta i ishte ngatërruar në një labirinth, të cilin ajo nuk dinte ta zgjidhte. Zogjtë pushuan së cicëruari dhe njerëzit shkelën pa mëshirë gjethet e pemëve në trotuar. Stinët ja lanë vendin njëra – tjetrës, e gjithcka në qytet ndryshoi. E, kur sythat e luleve, sapo kishin filluar të nxirnin krye nëpër male, bebja e saj e parë, erdhi në jetë. Ajo ndjeu aromën e saj, i preku gishtat e vegjël e, i puthi sytë e mrekullueshëm. Ishte gjaku i saj, fryma e saj, krijesa e saj perfekte.

Por castet e bukura në maternitet, ja lanë vendin të qarave pa fund dhe netëve pa gjumë. Kishte më shumë se dy javë që pothuajse nuk dilte fare nga shtëpia. Aty këtu kapte ndonjë orë gjumë; ku të mundej, e kur të mundej. Nëpër dhomën e saj të gjumit, vinte era qumësht, dhe pelena të palara bebeje. Atë mëngjes, i shoqi u ngrit, veshi një palë tuta dhe me flokët të cakërdisura dhe pa i thënë as mirëmëngjes, u nis drejt kuzhinës. E vogla atë ditë mbushte 3 muaj që kishte ardhur në jetë, por sic dukej ai e kishte harruar, sic kishte harruar shumë gjëra të tjera. Do të shkoj të takoj Sarën, mendoi Ina, në të qindën e sekondës. Dhe duke mos dashur që t’i ndërrohej mendja, veshi shpejt e shpejt Dean. Kontrolloi cantën, dhe u siguruar që kishte marrë gjithcka me vete: qumështin e bebes, dy palë ndërresa ekstra dhe një batanije të hollë. Thonë që bebet kanë ftohtë edhe në verë. Më pas, e vuri vajzën me kujdes mbi krevatin e saj dhe hodhi shpejt e shpejt mbi krye një bluzë të hollë – të vetmen që kishte të hekurosur – dhe ja lejoi vetes dhe një fund pak fare mbi gju. Shkoi shpejt e shpejt një krëhër mbi flokë dhe i zuri ato bisht pas koke. Për të mos u ndeshur me sytë kritikë të të shoqit, tualet nuk vuri fare. Po të mos e shikonte njeri me Dean në krahë do të merrnin për ndonjë studente që po nxitonte për të kapur orët e leksionit.

– Ku shkon më atë fund aq të shkurtër? – dëgjoi ajo zërin e të shoqit, sapo doli nga dera e dhomës se gjumit. Me bisht te syrin ajo pa nofullat e tij të kërcyera nga inati.

– Do të takoj Sarën, kam pothuajse që kur kam lindur që nuk e kam parë. Dhe një ditë që erdhi në shtëpi, këtu ishte plot dhe ajo ndenji pak.

– Sarën? Të kam thënë njëqind herë të mos e shohësh atë të përdalë, sa herë duhet të të përsëris? – Ulëriu ai. Mblodhi dorën grusht dhe ja përplasi Inës m’u në fytyrë. Një curril gjaku, spërkati pelanat e vajzës, që nisi të qante me të madhe.

– Mos! Mos për hir të qumështit që të kam dhënë, u dëgjua zëri i nënës së tij, që u shfaq pas shpinës së të birit. Ai u kthye drejt saj, e pa me ca sy të zgurdulluar, a thua se donte ta godiste dhe atë. Të dy gratë ishin mësuar me atë sjellje, gjithcka mund të ndodhte. Ai qëndroi ashtu pesë sekonda, me dorën grusht, e më pas doli thuajse me vrap duke përplasur derën pas krahëve të tij. Plaka psherëtiu, mblodhi krahët me njëri tjetrin, sikur po i pushonte mbi gjoks, dhe bëri ca ecejakje nëpër dhomë. Më pas, u kthye drejt Inës e cila kishte fshehur kokën në pelanat e Deas. I vuri dorën mbi supin që i dridhej. Nisi të thoshte dicka, e pastaj ndaloi. Gjithcka mundi t’i nxirte, ishte një psherëtimë e thellë. Ina ndjeu dorën e saj t’i largohej nga supi, dhe me pas dëgjoi hapa të ngadaltë që po largoheshin nga dhoma. Shtrëngoi Dean fort, dhe nuk mund të ndalonte lotët që i rrinin pa pushim mbi faqe. Zot, ku gabova?

Nga Teuta Metra

Teuta Metra

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s