ÇAST’I FUNDIT ME NENEN

 Nënë! Sa kohë e jetuar në frikë, mes ankthit që do të të humbas. Çdo telefonatë pa përgjigje, teh thike që më kthehej pas.

Kohë kur jetova çdo çast, çdo çast… me tmerrin që s’do kish një tjetër pas. Bisedat deri natën vonë, shumë vonë, mes dilemës: Dita agon, a s’agon?!

Përqafimet? Për to ç’mund të them?! Ndihesha krejt fëmijë, fëmija yt… Dhe për t’u strukur s’gjeja vend, vendi më i mirë përqafimi yt.

Dhe Zoti për të më dhënë ca lehtësim, më thirri në të fundit… të fundit çast. Grahmat e fundit në kraharorin tim… Më fluturove mes krahësh sakaq.

Nuk klitha, s’të trazova, s’tu luta, s’tu luta, s’mund të ktheheshe pas… Pas kraharorit tim të pushtova, të pushtova në të fundit çast.

Nga: Elda Gjini

32349974_167239160779756_7092257604436492288_n

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s