TË PAKTËN 10 MINUTA USHTRIME NË DITË MUND TË NA BËJNË MË TË LUMTUR

Shpesh e pyesim veten sa aktiv duhet të jemi për të përmirësuar gjendjen tonë emocionale. Ndoshta nuk është aq sa mendojmë. Sigurisht që nuk kemi nevojë të kalojmë orë të tëra në palestër duke marrë parasysh ditët tona të ngarkuara.
Ideja që aktiviteti fizik ose lëvizja mund të ndikojë në disponimin tonë nuk është e re. Shumë nga ne mund të vërejmë që mund të ndihemi më të çlodhur më relaksues pas një vizite të shkurtër në palestër ose pas një ecje së paku 10 minutëshe. Shkenca sigurisht që pajtohet me neve në këtë aspekt. Studimet e ndryshme e kanë vërtetuar që krahasuar me njerëzit me nivel më të ulët të aktivitetit fizik, ata me nivel më të lartë kanë mundësi më të ulët të zhvillimit të derpesionit dhe ankthit. Gjithashtu aktiviteti fizik përmirëson shëndetin tonë dhe ndjenja i të qenurit i shëndetëshem na bënë të ndihemi më të lumtur.
Kur ndiheni të lodhur ose të stresuar, a mendoni që aktiviteti fizik do t’ju bëjë edhe më keq? Nëse mëndoni kështu atëherë e keni gabim, sepse aktiviteti fizik është një energjizues i fuqishëm. Studimet tregojnë që stërvitja e rregullt mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike lodhjen dhe të rrisë nivelin e energjisë. Nëse më të vërtetë jeni të lodhur atëherë premtoni vetës një ecje 5 minutëshe, shanset janë që të ecni edhe 5 minuta të tjerë.

Njerëzit që ushtrojnë rregullisht prirën ta bëjnë këtë sepse u jep atyre një ndjenjë më të mirë të mirëqenies psikologjike. Gjithkush e di që stërvitja e rregullt është e mirë për trupin, por stërvitja është gjithashtu një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar shëndetin tonë mendorë. Ushtrimet dhe aktiviteti fizik ndikojnë që të ndihemi më energjik gjatë ditës, të bëjmë gjumë më të mirë gjatë natës, të kemi kujtime më të mprehta dhe ndjehemi më të relaksuar dhe pozitiv për veten dhe jetën tone.
Kur ndihemi në stres, muskujt mund të jenë të tensionuar, sidmos në qafë dhe shpatulla, duke bërë që të kemi kokëdhimbje. Gjithashtu nga stresi mund të ndjejmë një llojë ngushtimi në gjoks dhe të kemi probleme me pagjumësinë. Shqetësimi dhe pakënaqësija e të gjitha këtyre simptomave fizike mund të çojnë në më shumë stres, duke krijuar një rreth vicioz midis mendjes dhe trupit tonë.

Aktiviteti fizik është një mënyrë efektive për të thyer këtë cikël, sepse pas një ecje, pas një ushtrimi sado të vogël, mund të ndjejmë një relaksim të muskujve dhe lehtësim të tensionit në trup. Meqë trupi dhe mendja janë të lidhura ngusht, kur trupi jonë ndihet mirë edhe menjda jonë do të ndihët më mirë.

Dinamika e ngarkuar e jetës së përditëshme shpesh na bënë që të harrojmë veten dhe rëndësinë e vetëkujdesit. Nësë nuk i kemi 30 minuta kohë për të shkuar në palestër, nuk duhët të shqetësohemi, është mirë që të mendojmë për aktivitetin fizik si një stil jetese. Le të shikojmë rutinën tonë të përditëshme dhe shqyrtojmë mënyrat për të vjedhur pakë kohë për vetëkujdes, dukë përfshirë, ecje, vrapim, yoga, palester etj.

Ide të tjera mund të jenë të thjeshta të cilat edhe i bëjmë pothuajse cdo ditë. Mirëpo është e rëndësishme tu japim vlerë dhe të kuptojmë që edhe këto aktivitete kanë një rëndësi në rritjen e mirëqenijes sonë psikologjike. Psh. Të nisemi për punë në këmbë, të mos marrim ashensorin për të ngjithur shakllët, të lëvizim në ambientet e punës, nësë puna jonë është më shumë ulur. Pas obligimeve ditore dhe pas darkës ecja me fëmijët dhe njdonjë lojë atraktive me ta do të ndikonte në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendorë, sepse fëmijët dhe ne, përvec që do të kalojmë kohë interaktive së bashku, ajo energji e shpenzuar do të ndikojë që dinamika familjarë të jetë më e shëndetëshme dhe pozitive.

Nga: Gentiana Kuqi Tishukaj, psikolog

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s