Nuk ke si Kim Kardashian: hiq dorë

Përfundimisht duhet te mësoj të trukohem më mirë. E trukuar i mashtron më shpejt dhe më me lezet njerëzit. Kam vite që kam dështuar me sukses në vënien e penelit mbi qepallat e syve, dhe pothuajse kisha hequr dorë prej tij, por shoh se duhet t’i rikthehem serish. Shyqyr zotit ka aq video në youtube, sa shpresoj që njëra do të ketë një mënyrë të thjeshtë për mua. Duhet të mësoj të kombinoj më tepër ngjyrat e kështu e trukuar, e mashtruar me Gucci, Versace e Armani; që ne shqipet aq shumë i duam, (edhe nëse s’ke bukë për të ngrënë fundja ka plot false), a thua do t’ja dal në krye?!

Nisa shumë CV për punë sot. Më pëlqeu forma që i kisha thanë CV-së time; ishin plot tre faqe të shkruara me lezet. Kishte aty shkollë, kurse, eksperienca në punë; duhet shtuar edhe hobby, a thua se punëdhënësit tënd i intereson vërtet kjo gjë. Por kjo është forma moderne e të bërit një CV.
Prita gjatë! Asnje reagim. Ndoshta nuk do të marr edhe nesër asnjë, ku i dihet fotoja e profilit nuk ishte e duhura. Kam thënë unë; syzet ma prishin gjithmone punën. Syzet?! Se mos vetëm ato; flokët e mia kaçurrela marin formën me diskriminuese, pikërisht atëherë kur duhet të bej një foto zyrtare e, sic ju fola  më lart për make up -in tim, qe nuk është asnjëherë siç duhet. Pikërisht kur duhet të bësh një foto të tillë, nuk ke asgjë për të veshur. Hap dollapin e rrobave, që sa nuk po thyhet nga tejmbushja. Jo, asgjë për të qenë nuk është aty. Vesh të parën këmishë që të del përpara, atë këmishën që kishe bërë be që do e falje. Pikërisht asaj i bëson ndoshta foton më të rëndesishme të jetës tënde. Ndoshta prandaj deri tani asnjë e-mail, apo telefon; askush nuk ngaterron as numrin e telefonit.

Shyqyr Zotit që më pëlqeu vetja diten kur u bera nuse, pasi i kisha hequr syzet për pak pak kohë (fundja e dija se kush do te ishte në dasmën time), e trukun ja besova një duararte.
E teksa shikoja lajmet nëpër internet, kot, për të shtyrë kohën e për të mos kontrolluar 100 herë emailin, u bëra kurioze të lexoja pak mbi jetën e Kim Kardashian.  Thashë me vete: “Kush e di se c’do ketë mbi shpatulla kjo vajzë?!” Përfundimisht sekreti nuk qëndronte tek shpatullat, por pak më poshtë. Pashë veten në pasqyrë…Hoqa dorë! M’u kujtua Kafka tek nje nga tregimet e tij thotë: Hiq dorë! Atëherë thoja: sa i cmendur ky! Jo, unë nuk heq dorë!

Nuk e paskam kuptuar atëherë Kafken, ndoshta as tani. Sa e egër paska qenë kjo bote, kur njeriu vleresohet për atë që duket, e jo atë që është…

 

Nga:

Teuta Metra

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s