Na falni pak ajër, ju lutem

 

Dritaret më në fund u lanë nga shiu i furishëm që kishte rënë gjithë natës. Si cdo ditë, edhe atë mëngjes, Klea u zgjua me përtesë. Hapi perden dhe pa xhamat që shndrisnin. Kishte më shumë se një muaj që e ëma i thoshte cdo ditë se duheshin pastruar. Por ajo nuk mund t’i tregonte asaj se xhamat ishin shqetësimi i fundit që Klea kishte. Nuk mund t’i thoshte se ëmës, as se gjendja në zyrën e saj ishte si mos më keq, që madje nuk kishin xhama fare e kjo do të thoshte, që në njërën anën nuk kishin nevojë për t’u pastruar, e në anën tjetër nuk shihnin asnjë rreze dielli. Me pak fjalë: nuk merrnin frymë. Nuk futej aty asnjë grimcë ajri, qoftë ai edhe i ndotur; sic është ajri në pjesën më të madhe të Tiranës. E dinte që e ëma do t’i thoshte që njerëzia në Tiranë nuk kanë punë fare e, ka nga ata që do ta ëndërronin një vend të tillë. Klea nuk mund t’i thoshte që ajo nuk ishte jeta që donte, nuk mund t’i thoshte as që kishte punuar aq fort në universitet, për t’u plasur pas një tryeze, që më shumë i dukej si një shkrimore. Hapi dritaren dhe mori frymë thellë. Ishte një ajër i pastër që do t’i duhej ta mbante brenda në mushkëri për gjatë gjithë ditës. E dinte që rreth orës 2 pasdite, kur edhe nevoja për ajër bëhej më e madhe, i gjithë ajri që po përkëdhelte mushkëritë e saj ato momente, do të kishte shteruar. Në ate kohe, i dukej sikur mendja e saj dhe e të tjerëve që e rrethonin, ishte somnambul.  Kishin nevojë të madhe për ajër. Nuk po kërkonte asnjë luks, asgjë më shumë se të drejtën e saj për të thithur pak ajër, e për të parë pak diell.

Ishte e martë, edhe 4 ditë të tjera për të shtyrë javën. U vesh shpesh e shpejt e pasi pasqyra i tha që ishte perfekte, mbylli derën e shtëpisë dhe doli jashtë. U ngjesh mirë e mirë në autobus, sa parfumi i saj me aromë pranverë, u ngërdhesh me një erë të tmerrshme djerse. Zbriti një stacion më parë, duke tërhequr cantën që i kishte mbetur ende në autobus. Ishte mëngjes herët, por Blloku vlonte. Kafenetë ishin plot. Ajo ngjiti shkallët që ndanin zyrën e saj te ankthit me pjesen tjeter te botes: me diellin, driten, ajrin, jeten. Ishin pak metra katror dhomë në të cilën gumëzhinin më shumë 25 njerëz, si bletët në një koshere. “Të paktën bletët bëjnë mjalftë, ndërsa ne vëgjetojmë,” mendoi me vete, teksa shtyu dorezën e derës së zyrës për t’u futur brenda. Cdo ditë i thoshte vetes se nuk do të shkelte më në atë vend, e të nesërmen merrte guximin dhe kthehej sërish. I duheshin ato dreq fletushkash që merrte në fund të muajit. “Më mirë pak se asgjë,” i thoshte e ema cdo mëngjes. Klea pa fytyrat pa jetë të shoqeve të saj. U përpoq të gjente një buzëqeshje, por nuk e sajoi dot. U plas në kompjuter duke e ditur se nuk do të lëvizte më prej aty deri kur ora të shënonte 17. Vuri këmbën mbi këmbë dhe këpuca e saj, shkeli këpucën e koleges tjetër. Ajo ngriti vetullat, dukej qartë se nuk ishte në humor të mirë. Nuk ishte as tregim i shenjës së forcës, por thjesht mungesa e hapësirës. Ndanjëherë Klea kishte përshtypjen (sidomos pas orës 2) që ata thithnin aromat e trupave të njëri -tjetrit. Tërhoqi këmbët pas vetes sa gjunjtë nuk po e linin të shkruante lehtësisht në tastierë.

Sa e sa herë i kishin kërkuar shefes së tyre vetëm pak ajër, kjo përkthej në një ambjent më të madh, ku ato të merrnin frymë lirisht. Nuk po kërkonin as shtim rroge, as ngrohje as ftohje, vetëm pak ajër; kaq e thjeshtë ishte. Sa e sa herë ajo u kishte përplasur në fytyrë derën e zyrës së saj me kondicioner. Klea shikonte që edhe atë ditë e gjithpushtetshmja rrinte këmbë mbi këmbë, ndersa ajo mallkonte ditën që kishte shkelur aty. Sërish i kujtoheshin paratë dhe ulte zërin. Pa që e gjithpushtetshmja u ngrit, rregulloi fundin, drejtoi dhe palat e këmishës dhe filloi ritualin e histerisë. Kleas i ishte mbushur mendja se njerëzit sa më pak të ditur që të jenë, bërtasin më shumë, kjo për t’ju dhënë atyre rëndësinë dhe respektin e munguar. Atë ditë përvec shiut që kishte rënë gjatë gjithë natës dhe kishte lare xhamat, asgjë nuk ishte në vendin e duhur. U ngrit dhe shkoi në wc (ishte ende heret për të shkuar në banjo, e gjithpushtetshmja i numëronte të gjitha). Nuk e cau kokën, nëse nuk do të mbyllej në banjë në ato momente do t’ja plaste së qarës në mes të të gjithëve. Pa veten e saj në pasqyrë dhe penelin që mezi kishte vënë atë mëngjes, t’i vijëzonte egërsisht faqet.

“A ja vlen?” e pyeti një zë që vinte përtej pasqyrës. U tremb. Ishte zëri i saj. “Po c’të bëj?” pyeti veten sërish.“Ti je një grua, e gratë janë të forta, e gjejnë gjithmonë një zgjidhje,” ja ktheu vetja. Fshiu sytë me ca letra që kishin mbetur ende në wc dhe doli prej saj. Ju dha shoqeve një buzëqeshje; nuk ishte e shtirur. U ul në tavolinën e punës dhe përballë saj nuk ishte më ai muri i shëmtuar, më suva të rënë. Sytë e saj panë lule, ishte Mars, deri diku ftohtë, por ato kishin celur pikërisht në murin përballë syve të saj. Zëri i gjithpushtetshmes, që cirrej, i vinte si melodia e këngës “It’s the final countdown”. Klea e kishte vendosur ishte “the final countdown”. Jeta e saj nuk mund të shpërdërohej nga një njeri, që dikush i kishte dhënë celësat e kashtës, nga dikush qe nuk kishte as gjysmen e shkolles se saj. Do ta denonconte. Nuk e dinte nëse do të gjendje mbështetjen e duhur, e gjithpushtetshmja ishte më e fortë se ajo, kishte njerëz (këmbë e duar gjithë andej), por Klea nuk do të rrinte më duar kryq: JO!

nga: Teuta Metra

https://www.facebook.com/metra.teuta/

Teuta Metra

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s