Guru dhe Unë

 

Sipas fjalorit Merriam-Webster definicioni i Gurusë nga Hindu është: mësues personal, religjioz dhe udhërrëfyes spiritual. Zbёrthyer gu dmth errësirë dhe ru ai/ajo që e largon errësirën. Pra Guru = largues i errësirës. Në teori Guru-të e shohin rolin e tyre ndryshe nga roli i udhëheqësve religjioz (hoxhallarëve, priftërinjëve, etj), ku këta të fundit mund të shihen sikur mësues morali dhe mundohen të na ndryshojnë; p.sh. kërkojnë t’u përmbahemi principeve të paracaktuara shoqërore/kulturore/tradicionale, të sillemi mirë me të tjerët dhe me kë të sillemi mirë e me kë jo ose t’u përmbahemi vlerave morale të paracaktuara nga të tjerët.

Guru-të, në anën tjetër, nuk e kanë këtë rol në jetën e përcjellësve të tyre. Zakonisht Guru e sheh veten sikur dikush që na sjellë qartësi për veten tonë dhe rolin tonë në planin më të madh që ka universi për ne. Na ndihmon t’i shohim gjërat më qartë në mënyrë që ne vetë të jemi të vetëdijshëm se i tërë universi është një, e jo se dikush tjetër na thotё por se e shohim dhe e përjetojmë vetë. Nëse e shihni ekzistencën ashtu sic është dhe jo sikur e paramendoni se duhet të jetë, atëhere cdo gjë me ju dhe lidhjen tuaj me ekzistenën do të ndryshojë fundamentalisht. Por sic e thash më herët: në teori ky do tё duhej tё ishte roli i Gurusë (sipas mendimit tim)*!

DSC_0777

 

Unë gjithmonë kam qenë skeptike sa u përket Guruve, por edhe personave të tjerë që mundohen të më tregojnë se si do të duhej t’a jetoj jetën time. Ndoshta ky mund të jetë indikatorë se nuk jam aq mendjehapur apo enlightened, mirëpo unë e konsideroj se secilën gjallesë që e takoj, mësoj shumë nga ajo. Cka më shumë, në një botë ku hutimi rreth vetë-identitetit dhe fragmentimi konsistent i sistemeve familjare, shoqërore, kulturore dhe traditave po shkakton ankth dhe frikë tek shumë prej nesh. Nevoja për një Guru që na udhëzon nga errësira dhe na liron nga makthi është më e madhe kurrë. Mirëpo ndjenja e të qenit i humbur po na bën të brishtë dhe po mundemi të bijmë nën ndikimin e njerëzve që e quajnë veten Guru. Këta Guru, të vetëquajtur, janë persona që janë të humbur vetë dhe në vend se të na dergojnë drejt dritës dhe dashnisë, munden të na fusin në skëterrë edhe më shumë.

Në etapa të ndryshmë të jetës sime, kam pasë Guru të ndryshëm nga të cilët kam mësuar shumë. Por kur kam pasë ndjenjën se kam mësu krejt cka mund të mësoj nga ajo/ai Guru specific/e, kam vazhduar tutje dhe jam mundu t’a integroj atë mësim në jetën time derisa ka ardhë koha t’a gjej një Guru dhe mësim të re/ri. Gjithmonë kam gravitu kah ata persona të cilët përmes respektit dhe reflektimit të ndërsjellë kanë kontribu në rritjen dhe zhvillimin tim. Më kanë fuqizu me qëndru në këmbë të mija dhe nuk më kane “lidhë” për vete me qё ua bartё pasiguritё e tyre. Më kanë mësu me ditë cka kam brenda dhe mos m’u frikësu me përcjellë kudo që vetja ime po më dërgon sepse kudo që po shkoj do të mësoj dicka të vlefshme.

Mirëpo kam hasë edhe në ata Guru që më kanë thënë se janë enlightened edhe kanë vazhdu me më tregu se si ego ime, mosdija ime, jeta ime, përvoja ime, njerëzit që më rrethojnë, besimi im, identiteti im po nuk po më lejojnë me arrijtë definimin e tyre të përndritjes. Apo ndoshta përvetësimin e egos së tyre? Mirëpo edhe nga këta Guru kam mësu shumë… Kam mësu qysh me pasë ma shumë dashni për mosdijen time, jetën time, përvojën time, njerëzit që më rrethojnë, besimin tim, dhe identitetin tim. Kam mësu se abuzimi emocional dhe fizik është prezent edhe tek njerëzit që e quajnё veten Yogi dhe duhet t’u pёrmbahen mёsimeve tё Yogёs “duke mos ushtruar kurrёfar forme tё dhunës”. Por edhe nё qarqet e Yogёs fuqia absolute korrupton absolutisht.

Duke vazhduar tutje, jemi apo nuk jemi praktikant tё yogёs, apo vetёm jemi njerёz kurreshtarё dhe dёshirojmё tё provojmё eksperienca ta ndryshme pёr ta kuptuar veten dhe arsyen se cili ёshtё qёllimi I ekzistencёs sonё nё kёtё planet, ёshtё me rёndёsi ta mbajmё mend se: Rritja shpirtërore nuk arrihet përmes turpërimit, cmjerëzimit dhe asgjësimit të asaj se kush jemi. Nëse thellë brenda vetes keni një zë që po ju thot “kaq ishte mësimi im këtu”, respektoni inteligjencën tuaj dhe me mësimin e mësuar, vazhdoni tutje. Ahmisa (jo dhuna) nuk do tё thot viktimizim i yni, por do tё thot respektim i tё gjitha gjallesave duke filluar me veten.

Namaste

Brikena Bunjaku

Briks Yoga Facebook Page

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s