Mos e Duaj Vetëm Sot

Mos zgjidh lulet më të bukura në treg: jo, mos i zgjidh ato vetëm për sot! Mos i kërko të veshë as rrobat më të bukura që ka në dollap! Mos ja kërko vetëm sot! Mos kërko që ajo të qeshë për ty vetëm sot! Dje dhe nesër do t’i nxish serish të njejtët sy. Ajo nuk ka nevojë vetëm sot për dashuri. Sa herë ke gatuar apo ke larë pjatat për të? Sa herë ke veshur dhe ushqyer fëmijët, kur ajo s’ka qenë në shtëpi? A të kujtohet sa herë ke ngritur zërin kundër saj? Sa herë i ke thënë: ik nga kjo shtëpi! Ndaj lere; mos e duaj vetëm sot! Sot do të jesh vetëm një kronikë lajmesh më shumë. Dhe si cdo vit kodrat e liqenit do të mbushen edhe sivjet plot. Nuk po flas që pas largimit do të bëhesh sërish kronikë, për qeset e plehrave që do të mbeten aty. Por, nesër do të jesh sërish lajm i parë për dhunën që po ti ushtron. Pa mbushur ende 24 orë, do të ngresh prapë dorë mbi të e do ta shash me fjalët më të rënda që të vijnë në mend. Do të shkosh sërish në lokalin e parë që të dalë përpara e do të kthesh një gotë, ndoshta edhe dy; pikërisht qe të mos shohësh atë. Ndaj jo, më mirë lere; mos e duaj as sot!

 

E di që shumë nga ju nuk janë dakord me këtë që po them. Por unë po flas për ato që nuk kanë një zë. Për ato që duhen vetëm një herë në vit, për ato që dashurinë e marrin me pikatore. Për t’ju bindur do t’ju kujtoj që viti 2017 u mbyll me 8 gra të vrara. Edhe ato ndoshta e festonin Shën Valentinin një herë në vit. Edhe ato ishin një herë në vit “lady in red”. Vetëm vitin e shkuar u bënë mbi 4 mijë denoncime për dhunë në familje. Ngjarje të frikshme, të një tragjedie njerëzore që po ndodh në familjet shqiptare. Madje sipas të dhënave të INSTAT, ky numër është edhe më i lartë. Sa gra e vajza të dhunuara e të trafikuara numërohen nëpër dojset e policisë? Ato janë vetëm një numër nëpër arkiva dhe vetëm kaq. E pra, ato nuk i dhunoi armiku. Ndaj, mos më thoni që po flas kot!

Screenshot-2018-2-14 N4ddjVWO jpg (JPEG Image, 1024 × 768 pixels) - Scaled (85%)

Mos e duaj vetëm sot! Jo! Mos e rrih, mos e dhuno, mos e vrit në 364 ditët e tjera. Dashuria nuk lindi dhe vdiq vetëm më 14 shkurt. Ajo ishte aty para teje e do të jetë aty edhe kur ti të mos jesh më. Ndaj, mos ngre dorë në emër të dashurisë. Dashuria nuk ka pse të mbulojë me zemra false rrugët e qytetit vetëm sot. Jo! Dashuria dhe qyteti ku t’i jeton duhet të kujdeset për ty cdo moment. Dashuria të mbron cdo ditë, cdo minutë, cdo sekondë. Dashuria të merr nën krahë, të bëhet strehë, kur jashtë bie shi: është stuhi. Por, streha e paqja nuk ekzistojnë vetëm një ditë; ato duhet të jenë gjithmonë aty. Dashuria nuk fyen, nuk shan; nuk shfryn vend e pa vend. Dashuria nuk vjen kurrë e pirë në shtëpi. Dashuria buzëqesh ëmbël dhe kur ti qan. Dashuria nuk të vesh në të zeza për 364 ditë dhe një ditë të vetme të rezervon një vend në një restorant luksoz. Ndaj dhe ti thuaj më mirë jo asaj tavoline. Dashuria nuk ka nevojë për foto të bukura për t’ja treguar botës sa e lumtur je. Pas asaj fotoje ti e di mirë që fshihet një sy i nxirë në lot. Dashuria nuk te bën as dhurata vetëm më 14 shkurt për të fshehur tradhtitë e për të larë mëkatet që ka bërë në një vit të tërë. Ndaj jo: Mos e duaj vetëm sot! Viti ka ditë plot.

 

Nga @Teuta_MetraTeuta Metra

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s