Në kujtim të Antonellës dhe Il Passatore

Në Anglisht

Në fillim nuk dija se si ta thërrisja, Antonella’s ose Antonella’s Il Passatore, apo vetëm Il Passatore. Mirëpo e gjitha kjo nuk kishte rëndësi për shkak se cdokush e dinte se për cfarë bëhej fjalë. Ishte një nga restaurantet e para hapur pas luftës në Prishtinë dhe drejtohej nga Antonella, e cila e solli kuzhinën autentike italiane në Prishtinë. Antonella Giorgiani erdhi në Prishtinë pasi kishte hapur një restaurant të vogël në Shqipëri. Antonella u ka shërbyer më së shumti të huajve që kishin ardhur në Shqipëri pas rënies së komunizmit dhe pastaj pas luftës në Kosovë. Ky ishte restauranti i vetëm që përgatiste pastat vetë dhe servonin të freskët përbërësit e ushqimeve. E gjithë kjo ishte unike atëherë dhe vazhdon të jetë edhe sot.

Il Passatore

Antonella vinte nga një familje e varfër italiane dhe më vonë iu bashkua Partisë Komuniste në Itali, duke vazhduar pastaj në lëvizjen feministe të kësaj partie. Në intervistën e saj për Oral History Kosovo ajo kishte thënë: ”Isha e re në moshë mirëpo feminizmi paraqiste shumë vështirësi të tjera, aborti, divorci, pavarësia, e drejta për të punuar, jo gjithmonë të kesh për pronar një burrë, mundësitë për zhvillimin e një karriere. Kjo ka qenë historia e feminizmit.”.

Antonella +family

Gjatë luftës, Antonella – ndërsa ishte akoma në Shqipëri – mori brenda një familje nga Prizreni. ”Kishim pritur një familje prej 15 vetësh nga Prizreni, praktikisht dy të rritur dhe pjesa tjetër fëmijë. Kosova. E di se ku jetojnë, unë edhe mund të shkoj atje”. Me nxitjen e komunitetit ndërkombëtar i cili po zhvendosej poashtu me mision në Kosovë, Antonella u zhvendos në Prishtinë në vitin 2000 dhe hapi restaurantin II Passatore.

Il passatore INT.

Pas kësaj Antonella tashmë e konsideronte Prishtinën dhe Kosovën shtëpi të saj. ” Unë nuk dua të kthehem më në Itali. Më mjaftojnë pesëmbëdhjetë, njëzet ditë, atje nuk ndihem më në shtëpi. Është një botë tërësisht ndryshe. Këtu fëmijet më thërrasin Teta Antonella dhe e gjithë lagjja më njeh. Cfarë do të bëja në Itali? Mu të njëjtën gjë.”

 

Antonella vdiq vitin e kaluar nga kanceri dhe restauranti ynë i dashur mbylli dyert.

Në kujtim të Antonellës dhe punës së saj, Beergarden Pub në Prishtinë më 12 shkurt në orën 19:30, do të mbajë një darkë bamirësie. Do të jetë një menu e caktuar, e cila do të përfshij edhe pjatën e saj të dashur të raviolit- me spinaq dhe krem ose salcë boloneze të gatuar nga kuzhinieri i saj ndihmës dhe shërbyer nga ish kamarieri i saj, Gzimi.

Antonella dancing

Të ardhurat do ti shkojnë Operacionit të Mekëmbjes në ndihmë të viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit. Ne e dijmë që kjo është një kauzë për të cilën Antonella do ishte krenare ta mbështeste. Bileta kushton tridhjetë euro dhe përfshin dy pije. Për shkak të rritjes së kërkesave ju duhet të bëni rezervimin.

Numri i telefonit: 044450384.

 

Për të kuptuar më shumë rreth Antonellës dhe II Passatore, vizitoni Oral History Kosovo.

 

 

 

Advertisements

One thought on “Në kujtim të Antonellës dhe Il Passatore

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s