35 Pohime që do të Ndryshojnë Jetën Tuaj

Këto pohime mund t’i ndryshoni sipas dëshirës dhe kreativitetit tuaj, me ide dhe nevoja personale. Më e rëndësishmja është të krijoni një komunikim të mirëfilltë me Universin- t’i thoni pohimet me vendosëshmëri, besim, me zërin tuaj unik dhe bëni ato të mindëshme në botën reale.
  1. Unë jam arkitekt i jetës sime. Unë e ndërtojë temelin dhe përbërjen e jetës time.
  2. Sot, jam i/e mbushur me energji dhe jam shumë i/e lumtur.
  3. Trupi im është i shëndetëshëm, mendja ime është e mahënitëshme dhe shpirti im është i qetë.
  4. Unë jam superiore ndaj mendimeve negative dhe veprimeve të ulëta.
  5. Unë kam disa aftësi të cilat kam vendosur ti vë në përdorim.
  6. I falë të gjithë ata që më kanë lënduar në të kaluarën dhe në mënyrë paqësore largohem nga ata.
  7. Dhembshuria çdo ditë më largon nervozën dhe e zëvendëson me dashuri.
  8. Nëse jeni (i-e martuar) martesa ime po bëhet më e fortë, e thellë dhe më stabile çdo ditë.
  9. Unë i kam të gjitha tiparet për të qenë një njeri i suksesëshëm.
  10. Biznesi im po rritet, zgjerohet dhe po ecën shumë mirë.
  11. Energjia kreative buron nga unë dhe më drejton në realizimin e ideve kreative dhe briliante.
  12. Lumturia është zgjidhje. Lumturinë time e bazojë në arritjet dhe bekimet që i kam në jetën time.
  13. Aftësia ime për të kaluar sfidat është e pa limit, potenciali im për të qenë i suksesëshëm është infinit.
  14. (Për ata që janë të papunë) Unë meritojë të jem i punësuar dhe të paguhem mirë për kohën time, mundin dhe idetë që japë. Çdo ditë jam më afër për të gjetur punën perfekte për mua.
  15. Unë jam i-e guximshm-e dhe i dal zot vetes.
  16. Mendimet e mija janë të mbushura me pozitivitet dhe jeta ime është e mbushur me prosperitet.
  17. Sot, i braktisë të gjitha shprehitë e mija negative dhe i përvetësojë disa shprehi të reja pozitive.
  18. Shumë njerëz kur më shohin menjëherë kuptojnë sa person ne vlerë jam, më admirojnë.
  19. Unë jam e bekuar me një familje dhe miq të mrekullueshëm.
  20. Unë jam i vetëdijshëm per vlerat që kam dhe vetbesimi im është reflektues.
  21. Çdo gjë që po ndodhë tani në jetën time është për të mirën time.
  22. Unë jam një energji e mahënitëshme dhe e pathyeshme.
  23. Këto vështirësi që kam tani, janë një sfidë që do të kalojnë shpejtë.
  24. E ardhmja ime është një projekim ideal, nga çka shikoj tani.
  25. Mundi im po më shpërblehet nga Universi, ëndërrat po më realizohen para syve të mi.
  26. (Për ata që janë beqarë) partneri perfekt për mua po vjen në jetën time shumë më shpejt se sa që kam menduar.
  27. Unë reflektoj bukuri, sharm dhe nur.
  28. Unë luftojë gjitha smundjet dhe forcohem çdo ditë.
  29. Pengesat po largohen nga rruga ime; shtegu im është i graviruar me mrekulli.
  30. Sot, jam zgjuar me forcë në zemrën time dhe qartësi në mendjen time.
  31. Frikat e të ardhmes po zhduken me qetësi.
  32. Unë jam në paqe me gjithçka që ka ndodhur, që po ndodhë dhe do të ndodhë.
  33. Natyra ime është Hyjnore; Unë jam një qenie Spirituale.
  34. Jeta më sjellë mrekulli çdo ditë.
  35. Ky është vetëm fillimi i jetës time plotë dritë.
Rrezatoni dashuri dhe hirësi,
Blerina Livoreka🌟
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s