Qysh ke marr frymë sot?

 

852 njerëz në Kosovë do të vdesin brenda këtij viti nga ndotja e ajrit. Rreth 318 të tjerë do të vuajnë nga bronkiti kronik, tregon një studim i vitit 2013 nga Banka Botërore. Dimrin e kaluar, ndotja e ajrit në Kosovë ka tejkalur 300 API për disa ditë me radhë, që do të thotë se dalja në ajër ishte në fakt shumë e rrezikshme për shëndetin. Në dhjetor qeveria ka lajmëruar projektin e ndërtimit të një termocentrali të ri, Kosova e Re. Sidoqoftë, qeveria nuk e ka bërë ende kontratën publike. Shumë pak detaje janë dhënë në atë se si ky termocentral do ta ndihmoj apo dëmtoj kualitetin e ajrit në Kosovë.

Ne kemi zhvilluar një bisedë mbi cështjet mjedisore në Kosovë me Burim Ejupin, kreun e INDEP, institut ky që në bashkëpunim me parlamentin dhe OJQ të ndryshme merret me hulumtimin dhe ofrimin e informacioneve mbi cështje të rëndësishme të politikave. INDEP është pjesë e koalicionit KOSID të OJQ-ve që punojnë në cështjet mjedisore në Kosovë. Ne deshëm të kuptonim se si ndërtimi i një termocentrali të ri mund të prekte qytetarët dhe se cfarë mund të bëjnë të njëjtit në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. INDEP ka qenë kundër ndërtimit të një termocentrali të ri që nga viti 2011. Burim Ejupi është një nga pionierët e shoqërisë civile në Kosovë, duke filluar kështu karrierën e tij aktiviste 20 vjet më parë në aktivizimin e të rinjve në Kosovë.

Ejupi thotë se kosovarët humbin 33% të energjisë elektrike cdo dimër. Kosova shfrytëzon 600 mw gjatë verës dhe 1200 mw të energjisë elektrike në dimër. Humbjet vijnë nga ”përdorimi i energjisë elektrike për ngrohje, izolimi i dobët i shtëpive dhe banesave, faturat e papaguara nga serbët e veriut dhe vjedhja e rrymës”. 5 % e energjisë elektrike humbet nga faturat e papaguara nga serbët e veriut dhe 10-11% nga vjedhja e rrymës. ”Ndër gjërat e para që pjesëtarët e shoqërisë mund të bëjnë është izolimi i shtëpive sic duhet, duke përfshirë këtu izolimin e duhur të dritareve dhe mos-shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje”.

Energjia elektrike në Kosovën e pasluftës ka një histori të gjatë dhe të komplikuar. Edhe sot furnizimi i shtetit me energji elektrike nuk kryhet në mënyrë të besueshme dhe mbi të gjitha kushton shumë shtrenjtë. Paga mesatare në Kosovë është 350 euro në muaj. 10% e kosovarëve jetojnë nën vijën e varfërisë. 20% jetojnë në varfëri të skajshme, thotë Ejupi.

Kosova posedon rezerva të mëdha të thëngjillit të butë të linjitit, thëngjill ky që përbën njërin nga burimet më të mëdha të ndotjes së energjisë në planet. Sipas Climate Action Network, një organizatë evropiane, kjo ka bërë që vendet anembanë botës të mbyllin apo anulojnë impiantet e thëngjillit. 26 nga 28 vendet e BE-së janë zotuar të heqin gradualisht impiantet e thëngjillit deri në vitin 2030. Nëse Kosova do të realizoj ndërtimin e termocentralit të ri dhe do ti bashkohet BE-së, atëherë do t’i duhet të anuloj funksionimin e tij. Vitet e fundit thëngjilli po konsiderohet si një formë e dobët e të furnizuarit me energji. Kjo është një metodë afatshkurtër, e cila ndot ajrin dhe përmes ngrohjes së tokës i ndihmon fenomenit të njohur si ngrohje globale. Ministri i klimës në Angli, Claire Perry ka theksuar: ”Koha e qymyrit ka mbaruar”.

Ngrohja globale shkakton rritjen e temperaturës së tokës dhe shkrirjen e kapakëve polarë të akullit, duke e rritur oqeanin në nivele që do të shkatërrojnë qytetet bregdetare. Si pasojë e saj, moti bëhet gjithnjë e më shumë i paqëndrueshëm si uraganet në SHBA apo stuhite masive në Evropën Veriore. Temperaturat shumë të larta të kësaj vere dhe acari i dimrit të kaluar në Kosovë janë poashtu pasojë e ngrohjes globale.

Sipas Ejupit, në momentin që termocentrali të jetë ndërtuar, për shkak të mënyrës se financimit të tij, faturat e energjisë elektrike mund të rriten në 50%. ”Sa herë që dicka ndërtohet, kosovarët paguajnë për të.”

Këto janë disa nga mënyrat në uljen e faturave, luftimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit:

  • Investoni në izolimin e shtëpisë tuaj dhe bllokoni ajrin e ftohtë që rrjedh nga dritaret.
  • Nëse është e mundur, ndaloni përdorimin e sistemeve të ngrohjes elektrike.
  • Investoni në pajisje efikase të energjisë. MyKOSID.org ju mundëson zgjedhjen e pajisjeve përmes një llogaritësi.
  • Kryeni blerjet me qeset tuaja të ripërdorshme, dhe evitoni përdorimin e plastikës. Ricikloni kur është e mundur.
  • Ecni, shëtitni me bicikletë dhe shfrytëzojeni më shpesh transportin publik.

 

Për më shumë informata vizito KOSID.org, myKosid.org dhe INDEP.info. Shiko poashtu Coal Map of Europe dhe informohu për kualitetin e ajrit në Prishtine në ëebfaqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s