Çfarë ndodhi atë natë

Shumë prej jush keni dëgjuar që qeveria e Kosovës i ka anuluar fondet e strehimoreve të grave për shkak të problemeve financiare. Strehimoret u mbyllën pa ndonjë paralajmërim në fund të dhjetorit. Gra dhe fëmijë ishin të detyruar të largohen. Vetëm një strehimore në Gjakovë ishte në gjendje të vazhdonte punën. Mirëpo sidoqoftë, nuk mund të pranonte klientë të rinjë. Të premtën e kaluar qeveria në mbledhjen emergjente ka financuar strehimoret me 65 mijë euro duke iu mundësuar funksionimin për një kohë të shkurtër.

Shpesh jemi të tronditur nga të rejat në fushën e politikës në Kosovë, mirëpo ne ishim të interesuar se si grate dhe fëmijët dhe njerëzit që punojnë me ta ishin të afektuar nga mbyllja e strehimoreve.

Sipas zyrtarëve policorë, cdo vit raportohen një mijë raste të dhunës. 80% e këtyre rasteve janë gra. Fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë pjesën tjetër të rasteve. Në shumicën e rasteve, dhuna vjen nga burrat, kryefamiljarët. Sistemi I strehimoreve është esencial në ndihmën e viktimave të dhunës dhe trafikimit.

Ne patëm rastin të bisedojmë me organizatën lokale joqeveritare, Operacioni I Mëkëmbjes, e cila drejton një qendër rehabilitimi dhe riintegrimi për viktimat e dhunës dhe trafikimit. “Ne nuk jemi strehimore- ne I mundësojmë çdo gruaje apo familje që përmes trajnimeve dhe terapive që zgjasin më shumë se tre vite të jenë përsëri të aftë të funksionojnë në shoqëri.”

Mëposhtë mund të lexoni se si Operacion I Mëkembjes e kishte pritur anulimin e fondeve:

“ Të enjten, më 28 dhjetor pranuam një telefonatë nga njëra prej qendrave për punë sociale me të cilën basshkëpunojmë, ku na informuan se kishte gjasa që më 29 dhjetor qeveria të anulonte fondet për strehimoret dhe ato duhet të mbylleshin po atë ditë. Njëri nga punonjësit social na pyeti nëse do të pranonim një grua për një kohë të shkurtër nën kujdesin tonë nëse kjo do të ndodhte. Ne pranuam. Pasditën e së nesërmes, ata na telefonuan përsëri dhe na njoftuan që qeveria I kishte anuluar fondet. Pas një ore punonjësi social e solli zonjën dhe çantat e saj. Ne jemi një qendër e vogël, kështu që ajo iu bashkangjit grave të tjera që për një kohë qëndronin në njërën nga dhomat.

Përafërsisht pas një ore, dëgjuam zilën e derës dhe jashtë po qëndronte një vajzë e re me foshnjën në krahë. Ajo na tha që ishte drejtuar tek ne përshkak se nuk kishte ku të shkonte. Ne nuk ishim informuar as nga strehimorja ose qendrat për shërbime sociale që ajo do të vinte. Kur telefonuam kuptuam që ishte me të vërtetë kaos dhe atyre nuk u kishin mbetur mundësi të tjera. Një punonjëse sociale erdhi më vonë me çantën e saj. Ne nuk mund të linim vajzën dhe foshnën jashtë, kështu që patjetër që I pranuam.

Njëri nga rastet që kemi pranuar ishte në situatë shumë të rrezikshme, për të cilin nuk mundemi të japim detaje.

Ky vendim ishte I vështirë, për shkak se pranimi I rasteve qe ndodhen në situata të tilla rrezikon edhe gratë e tjera, fëmijët, dhe punonjësit.Punëtorët social e dinin rrezikun në pranimin e këtij rasti kur ata na telefonuan, mirëpo nuk kishte vend tjetër ku ata mund të drejtoheshin për ndihmë. Pasi që e pranuam, punëtorët social janë munduar të gjejnë një vend më të sigurt për të mirëpo askush nuk e dinte se kur do të rihapeshin strehimoret dhe ato që ishin ende në funksion nuk kishin mundësi të pranojnë të tjerë.

Sipas informatave të mia, shumica e grave që kishin qëndruar në strehimore ishin detyruar të ktheheshin tek familjarët e tyre, edhe nëse kjo do të përbënte rrezik për to.

Dy nga rastet që pranuam atë ditë, njëra prej tyre ishte lënë anash nga familjarët, dhe tjetra përballej me një burrë shumë të rrezikshëm. Gratë ishin të detyruara të ktheheshin pas dhe të kërkonin mëshirën në dyert e të panjohurëve.

Pas rihapjes së strehimoreve javën e kaluar, ne kemi vendosur që njëra prej grave të jetë pjesë e programit tonë afatgjatë, ndërsa gruaja që ndodhej në situatë të rrezikshme është rikthyer në strehimore.”

 

 

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s