POHIMET mund të ndryshojnë jetën tuaj /Affirmations/

Nëse besoni në frazën ju jeni çka mendoni, atëherë vërtetë jeta zhvillohet nga mendimet e juaja. Por, ne nuk mund të mbështetemi totalisht në mendimet tona; duhet ti kthejmë mendimet tona në fjalë, pastaj ato fjalë në veprime në mënyrë që të manifestojmë qëllimet tona jetësore.
Kjo do të thotë se ne duhet të jemi shumë të kujdesëshëm me fjalët tona, të zgjedhim ato fjalë të cilat na ndihmojnë të kemi përfitime prej tyre dhe të përfitojmë më të mirën nga vetja jonë.
Pohimet (affirmations) na ndihmojnë të pastrojmë mendimet tona dhe të rikonstrukturojmë dinamikën e trurit që pastaj fillojmë të mendojmë që çdo gjë është e mundur në jetë.
image3-1
Fjala “Affirmation” rrjedhë nga gjuha latine që don të thotë “Affirmare”, “Të bëhemi të qëndrueshëm, forcohem”.
 
Pohimet në fakt neve na forcojnë, duke na bërë të besojmë se çfarë ndikimi kanë veprimet në dëshirat që duam të manifestojmë. Kur ne pohojmë verbalisht ëndërrat dhe ambicjet tona, ne automatikisht kemi një ndjenjë të fuqisë dhe sigurisë se dëshirat dhe pohimet tona do të bëhen realitet.
Pohimet janë metoda që kanë dëshmuar përmirësimin e vetës, përshkak të aftësisë për të rindërtuar trurin tonë. Sikurse ushtrimet fizike, ngrisin nivelin e hormonit që na bën të ndihemi mirë dhe shtyjnë trurin tonë të formojmë tufëza të mendimeve pozitive.
Në rolin mendim->fjalë->veprim, pohimet luajnë një rol integrues duke thyer rrjetin e mendimeve negative, fjalëve negative dhe veprimeve negative.
Arti i fjalës së thënë ka ndikim shumë të madhë në formimin e të ardhmes. Si një person spiritual, kam një besim të jashtëzakonshëm se çdo fjalë e jona ka influencë në Univers. Nëse i dedikojmë dëshirat tona, Universi do të përgjigjet. Kur lirojmë një zë, ne krijojmë një valë të zërit në Univers. Kjo valë e zërit depërton përmes ajrit dhe bëhet një objekt real. Asnjë fjalë nuk është bosh, sepse çdo rrokje që ne shqiptojmë tërheq energji drejt apo kundër nesh. Nëse themi konstant se “Unë nuk mundem” energjia e fjalëve tua do të tërheqë forcën universale kundër jush. Por, nëse themi “Unë mundem” Universi do të japë të gjitha forcat dhe aftësitë që ju të veproni në atë mënyrë.
Pra, largoni frikën dhe nervozat tuaja, ndërtojeni vetë të ardhmen me potencialin më të lartë.
Me disa pohime fantastike për jetën:
  1. Çdo ditë bëhem më i fortë.
  2. Unë jam i lirë nga brengat dhe në paqe me vetën.
  3. Sot do të më ndodhë diçka e mrekullueshme.
  4. Unë besojë që gjëra të mira po vijnë në jetën time.
  5. Unë jam i qëndrueshem dhe i fortë.
  6. Unë kam shumë gjëra për të qenë falenderues.
  7. Unë jam i fortë dhe mund të kalojë çdo sfidë.
  8. Unë marrë vendime të mira.
  9. Unë jam një energji shumë e mirë për vetën dhe të tjerët.
  10. Unë vendos se si dua të ndihem dhe sot kam zgjedhur të jem i lumtur.
Jeni mirënjohes, prezent dhe bëhuni versioni më i mirë i vetës tuaj.
Yogi Blerina🌟🙏🏼

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s