Letra e një gruaje të vrarë

Nëse ti po e lexon këtë letër tani, do të thotë se unë nuk jam më. E di, parandjej; ndaj dhe po të shkruaj. Mos e gjyko “Arditin”, ai nuk ishte i keq, por jeta, shoqëria; nganjëherë edhe vendi e bënë të tillë. Gjatë kohës që ishim në Selanik nisi të pinte. Gjërat u përkeqësuan më shumë kur u kthyem nga Greqia. Kriza na i mori të gjitha, nuk kishim më as punë, as para; as gjë prej gjëje. Me të mbërritur në Shqipëri, filloi dhe bixhozin. Edhe ato pak kursime që kisha arritur të bëja në Greqi i harxhoi në lojëra fati. Pinte shumë, oh, sa shumë që pinte! E mora një natë në telefon, Johani – djali i vogël – ishte sëmurë, kishte shumë temperaturë, e unë kisha frikë.

 

Shokët e vunë në lojë: “Shko, shko se të kërkon gruaja!” Që prej asaj nate ai u bë edhe më i dhunshëm. Më goditi fort! Atë natë nuk pata vetëm një sy të nxirë, por edhe një brinjë të krisur. M’u dhimbs Johani. Qante e bërtiste: babi mos! Ai djalë ka parë shumë gjëra që nuk duhej. Është vecse një fëmijë pa fat. Kujdesu për të, kur unë të mos jem më. Ai është djali yt në shpirt. Nuk arritëm të bënim kurrë një ceremoni për pagëzimin, por Zoti lart e di arsyen; ndaj them se do të na falë. E di, e ndjej që Arditi do të më vrasë. Mos më pyet si? thjesht e di; ndaj dhe po të shkruaj këtë letër.

 

E thashë dhe në polici. Gjithë ç’kërkoja ishte vetëm ta mbanin larg prej meje e, ata nuk e bënë. Qeshnin me mua sa herë shkoja në komisariat, me sy të nxirë, me buzë të çarë. “Po kjo kurva, erdhi prapë?!” i dëgjoja policët që flisnin me njëri-tjetrin. Erdhi një ditë dhe nuk shkova më as atje. Shoqja ime e mirë, mos u mërzit, nuk të kërkoj të qash, dua ndihmën tënde kur të mos jem më. Mos u habit as kur të shohësh €200 në zarf, nuk janë shumë e nuk do të të mjaftojnë. Janë për kostumin e maturës së Johanit, e di që do të shtosh edhe të tjera deri kur të vi ajo ditë, ndoshta me aq para nuk mund të blesh as këmishën. Dua vetëm që ai të mbajë veshur dicka prej meje, qoftë edhe sikur corape të mund të blesh. Tregoji atij që kishte një nënë që e donte shumë, ka dhe një baba që ndoshta do të jetë në burg, ose ndoshta për mungesë provash do ta lirojnë. Johani është 7 vjeç tani, nuk i kupton këto gjëra. Kujdesu për të, tani që unë nuk jam më!

Shenim: Johani dhe Arditi jane emra te sajuar nga autorja.

Nga:

Teuta Metra

Teuta Metra

https://www.facebook.com/metra.teuta/

Twitter @teuta_metra

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s