Yoga Sutra

 

Nё shkrimin e kaluar u njohtuam shkurtimisht me yogёn. Nё kёtё blog do tё hulumtojmё mё detajisht Yoga Sutra (tё cilёn e kemi pёrmendur nё shkrimin e kaluar).

Sё pari ta qartёsojmё se nuk ёshte e nevojshme tё thellohemi nё Sutrat pёr tё praktikuar yoga. Megjithatё, njё sqarim i pёrgjithshёm na ndihmon t’a kuptojmё thelbin e yogёs dhe qёllimin e asanave, frymёmarrjeve dhe meditimit qё i praktikojmё.

Kёtu unё do t’i pёrmbledh shkurtimisht 8 komponentet dhe nёnkomponentet e Sutrave. Gjuha qё pёrdoret pёr t’i pёrshkruar ёshtё paksa abstrakte pёr shkak tё mungesёs sё shprehjeve ekuivalente nga gjuha Sanskrite nё gjuhё tё tjera:

  • Yama i referohet pesё gjёrave nga tё cilat duhet tё abstenojmё apo distancohemi.
  1. Ahmisa: tё mos ushtrojmё dhunё; tё mos i lёndojmё tё tjerёt as vetes me anё te mendimeve, fjalёve dhe veprave.
  2. Satya: tё flitet dhe tё mendohet e vёrteta.
  3. Asteya: tё mos lakmojmё e as te mos vjedhim.
  4. Brahmacharya: pёrkori (abstenim) seksuale tek beqarёt/et dhe monogamy tek tё martuarit – me mendime tё pastёrta
  5. Aparigraha: t’a rezistojmё nevojёn pёr tё poseduar gjёra apo njerёz.
  • Niyama u referehoet pesё gjёrave qё duhet t’u pёrmbahemi.
  1. Shaucha: pastёrtija e trupit dhe mendjes.
  2. Santosha: kёnaqёsia
  3. Tapas: vetё disiplinё e rreptё e mendjes dhe trupit.
  4. Svadhyaya: mёsimi i shkrimeve Vedike pёr tё mёsuar rreth shpirtit dhe si t’a zgjojmё atё.
  5. Ishvarapranidhana: lirimi
  • Asanat (ushtrimet trupore):
  1. Ato asana qё na ndihmojnё ta forcojmё kurrizin dhe qafёn qё t’I mbajmё drejt gjatё soditjes.
  2. Asana tjera qё promovojnё shёndetin
  • Pranayama nёnkupton kontrollimin apo zgjimin e prana-s apo fuqisё (energjisё) sё jetёs pёrmes frymёmarrjes .
  • Pratyahara nёnkupton drejtimin e mendjes pёmbrenda apo fokusi brenda vetes dhe “bllokimi” I shqisave tjera, qё ёshtё njejtё sikur ndjenja gjatё kohёs para se tё na zёjё gjumi. “Mёsimi i parё ёshtё tё rrimё ulur pёr njё kohё ё gjatё” [Nikhilananda 1953:609]. Sa herё qё e vёreni se vёmendja po shmanget, e ktheni prap.
  • Dharana, apo pёrqёndrimi, ёshtё kur e kemi kapacitetin ta mbajmё mendjen nё njё vend tё pёrqendruar pёbrenda, ndoshta duke e fiksuar mendjen nё nje pikё ose duke pёrsёritur mantra pa ndёrprerje.
  • Dhyana, apo meditimi I thellё, ёshte kur vёmendja drejtohet pёrbrenda (nё mendje), na ndihmon ta regjenerojmё mendjen mё tutje. Kur qёndrojmё nё njё gjendje tё kёndshme e cila vije nga ngritja e vёmendjes, na hapen horizonte tё reja. Progresi matet me faktin se ndihemi mё tё fortё dhe mё tё lire brenda… dhe mё tё lumtur.
  • Samadhi, ndricimi I mendjes apo njё pёrvojё e “super-vetёdijshme”, sic e quajnё disa. Kjo gjendje ёshtё edhe caku I tё gjithё yogёs, ku arrijmё nё atё vend ku edhe mund ta mbajmё vёmendjen tё pёrqendruar dhe tё arrijmё tё ndjejmё njё “pёrmbushje madhёshtore”.

Shpresoj se tani e keni njё ide mё tё qarte se cka yoga mund tё jetё dhe cka mund tё pёrfitoni prej saj, varёsisht prej nevojave tuaja. Kёrkoni shkrimin tjetёr javёn e ardhshme dhe mirё mbetshi.

Brikena

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s