Dicka per te konsideruar ne 2018. Shume urime nga Briks Yoga :)

 

Para pёrafёrsisht 2000 vitesh njё njeri i urtё dhe dijetar, Patanjali, i pёrmblodhi 195 aforizma, apo fjalё tё dijes, nё njё udhёzues tё quajtur Yoga Sutras. Ai yogёn e klasifikoi ne 8 ashtanga, apo gjymtyrё tё cilat shёrbejnё sikur njё rrugёtim pёr praktikantin e yogёs dhe fillojnё me Yamas.

Yamas janё kuptime etike dhe shёrbejnё sikur njё lloj udhёzuesi moral, etik dhe shoqёror pёr tё jetuar njё jetё mё tё pёrmbushur personale, por qё kjo jetё poashtu do t’i shёrbejё shoqёrisё. Yamas janё hapi i parё nё praktikёn e yogёs qё ka tё bёjё me tё gjitha aspektet e jetёs, e jo vetёm me shёndetin fizik dhe ekzistencёn tonё tё vetme shpirtёrore. Duke u bazuar nё filozofinё (budiste) se ne jemi nё kёtё botё pёr t’ua lehtёsuar vuajtjen tё tjerёve, nёse nuk u pёrmbahemi kёtyre udhёzimeve, ne dhe tё tjerёt, do tё vazhdojmё tё vuajmё.

Ta mbajmё mend se Yoga Sutra-t nuk e kanё pёr qёllim qё tё na i kontrollojnё sjelljet tona duke i etiketuar sikur tё mira ose tё liga. Caku ёshtё ndёrgjegjёsimi se cfarё rezultatesh ndjellin sjellje tё caktuara.

Yama e parё eshtё Ahmisa, qё do tё thotё “jo dhunё” dhe nuk nёnkupton vetёm dhunёn fizike, por edhe dhunёn emocionale dhe si i pёrdorim fjalёt dhe mendimet pёr tё ushtruar dhunё mbi veten dhe tё tjerёt. Ne krijojmё dhunё shumё shpesh me reagimet tona ndaj situatave nё jetёn tonё dhe tё tjerёve duke krijuar paragjykime, kritika, inat, zemёrim dhe acarim. Cka mendojmё pёr veten dhe tё tjerёt, mund tё jetё poaq e fuqishme sa edhe dhuna fizike.

Kur e praktijojmё Ahmis-ёn, gjatё gjithё kohёs jemi vigjilent ndaj mendimeve dhe sjelljeve tona me tё tjerёt. Njё shembull se si mund tё ushtrojmё dhunё ndaj vetes dhe tё tjerёve njёkohёsisht, ёshtё duke pirё duhan. Shembuj tjerё janё konsumimi i shtazёve dhe ndotja e ambientit. Duke praktikuar vigjilencё (dhe Ahmisa), do tё jemi mё tё ndёrgjegjshёm dhe mё tё vetёdijshёm ndaj sjelljeve (mendimeve) tona. Do tё kemi mё shumё dhembshuri ndaj vetes dhe tё tjerёve dhe nuk do tё reagojmё ndaj situatave nё mёnyra negative (apo tё kondicionuara).

Mirёpo, Ahmisa nuk do tё thot se nuk mund ta mbrojmё veten dhe tё tjerёt, por marrim pёrgjegjёsi pёr sjelljet tona tё dёmshme dhe provojmё t’ua lehtёsojmё tё tjerёve vuajtjen duke synuar tё veprojmё me dashuri ndaj vetes dhe tё tjerёve. Ta duam veten qё t’i dojmё tё tjerёt.
Namaste.

Briks

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s