Arti “shkrin” akullin në Hagë

 

Dashuria për artin i shkriu rrugët e acarta të datës 12 dhjetor dhe i mblodhi të gjithë bashkë në Hagë, në Hollandë. Ishte Ambasada e Kosovës ajo që u kujdes për një mjedis mikpritës dhe të ngrohtë të ekspozitës personale me punime figurative të artistit tetovar Ejup Deari. U folën shumë gjuhë atë natë: shqip, holandisht e anglisht; por në fund të fundit arti ka vetëm një gjuhë të përbashkët e ndaj të gjithë e përplasën me kënaqësi nga një gotë me njeri – tjetrin në fund. E kishte quajtur jo pa qëllim “Çelësat”, ekspozitën e tij Ejup Deari. Nëpërmjet tyre ai na tregoi se çelësat janë të gjitha vështirësitë, dyert që ne përpiqemi të hapin në jetë. Ndonjëherë çelësin e gjen shpejt, e herë tjetër duhet të lodhesh e të derdhësh djersë, për të gjetur çelësin që hap derën e duhur.

Screenshot-2017-12-16 3G8ylRnr jpg large (JPEG Image, 1024 × 768 pixels) - Scaled (85%)

Ndodh që ky të jetë dhe çelësi më i bukur. Një prej këtyre çelësave, dhe më i rëndësishmi – thotë Deari, – është çelësi i dashurisë për jetën. Edhe ambasadorja Vjosa Dobruna në fjalën e saj vuri theksin në çelësin e dashurisë që sipas saj hapi zemrat dhe dyert e qytetarëve të Tetovës dhe të zonave të tjera të Maqedonisë, për më shumë se 360 mijë refugjatë gjatë kohës së luftës. Për Dearin, një tjetër çelës me peshë të madhe, është ai i integrimit në një shoqëri të re; të huaj. Kësaj shoqërie të re, ai i vuri përpara çelësat e traditës dhe kulturës prej nga vjen. Në valixhen e tij prej emigranti qëndronin paqësisht çelësat sekretë – pikturat e vizatimet e shumta – të cilat ishin të pandarë prej tij, ishin një pjesë e shpirtit që nuk mund ta lëshosh në asnjë vend.

Screenshot-2017-12-16 U3wSKKkA jpg (JPEG Image, 738 × 1024 pixels) - Scaled (64%)

I merrte me vete kudo dhe me to ju prezantohej miqve të rinj. Në fillimet e tij nuk e ndjeu shumë vështirësinë e komunikimit në një gjuhë që nuk e njihte fort mirë; çelësi i artit ja hapi dyert lehtësisht. Miqtë e pranuan dhe i ofruan dhe ata kulturën dhe traditën e tyre. E, duke shkëmbyer çelësa traditash dhe kulturash, ai gjeti çelësin e asaj dere që shkruante: ti nuk je më i huaj në këtë tokë, por i përket këtij vendi. Sipas Dearit njeriu e gjen vendin e tij kudo që shkon, mjafton të shkojë në paqe e të sillet me dinjitet. Flet me brengë të madhe për brezin e tij, njerëz të diplomuar e të shkolluar në Maqedoni e Kosovë, të cilët edhe pse me një çelës të madh siç është një diplomë universiteti, u detyruan prej rrethanave të vendit dhe kohës, të merrnin rrugët e botës.

Screenshot-2017-12-16 HZBq84h8 jpg (JPEG Image, 1024 × 682 pixels) - Scaled (96%)

Teksa më shpjegon një nga një pikturat e tij, shprehet se jeta ka celësa të shumtë, të cilët i sheh si një metaforë, e secili prej tyre është një sfidë e një derë e mundësive të reja. “Jetoj në të tashmen dhe kërkoj çelësat e së ardhmes për një jetë më produktive. Në këtë cikël të realizuar në një frymë ekspresive me ngjyra herë harmonike e herë në kontrast me njëra tjetrën, kam kërkuar çelësin e një sekreti shpirtëror dhe mendor pasi në shpirt dhe në mendje ruaj idenë për të ndërtuar diçka të bukur. Arti figurativ ka për mua domethënien e asaj se duhet ndërtuar me dashurinë e zemrës dhe fuqinë e mendjes,“ e përfundoi fjalën e tij artisti Ejup Deari. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shumë miq, personalitete dhe diplomatë të huaj; ndër to edhe ambasadorja e Shqipërisë Adia Sakiqi dhe ambasadorja e Kroacisë Andrea Gustović. Ekspozita e Dearit, e cila shënoi dhe hapjen e galerisë së artit në mjediset e reja të Ambasadës së Kosovës në Hagë, do të qëndrojë e hapur për disa ditë me rradhë.

 

Teuta_Metra's avatar

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s