Librat dhe ne

 “Kur kam pak para, blej libra; dhe nëse më mbetet diçka, atëherë blej ushqim dhe rroba,” thotë filizofi, humanisti dhe shkrimtari i njohur holandez, Erasmus. Edhe unë blej shumë libra; libra dhe kafe. Janë një kombinim perfekt dhe “droga” ime e përditshme. Blej libra sepse jam e bindur se për të qenë një shkrimtare e mirë duhet të lexoj shumë dhe të shkruaj shumë. Nuk ka gjë, pse më duhet të fshij e të rishkuaj, ndoshta edhe kapitujt të tërë. Kjo është puna e një shkrimtari; shkruaj, lexo dhe rishkruaj. Blej libra dhe për një arsye më tepër; një libër është një mik i mirë që qëndron bashkë me mua në çdo kohë e pa bërë zë. Një libër nuk bën thashetheme, nuk shan dhe nuk ofendon askënd. Përkundrazi më jep një botë plot emocione. Më jep një botë që nuk kam qenë kurrë, nuk kam shkelur e ndoshta – përveçse në libër – nuk do të shkel asnjëherë. Më pëlqen të udhëtoj, e këtë e realizoj fare mirë me një libër të bukur, duke qëndruar në kolltukun tim të preferuar e duke shijuar kafen time, që mban ende aromën e sapo dalë nga aparati i kafesë. Shpeshherë pyes veten: A blejmë shumë libra ne si popull, a lexojmë shumë ne; përvec statuseve në Facebook. Sa kohë i kushtojmë realisht librave, sa shkrimtarë të huaj dhe vendas njohim? Nganjëherë pyes veten për ata që shohim e dëgjojmë në television: A i kanë lexuar vërtet shkrimtarët për të cilët flasin, apo përdorin vetëm shprehjet që u dalin përpara në google e goodreads.

Në vitin 2010, e ardhur nga një kulturë ku librat lexohen kryesisht në shtëpi dhe ndonjë rast i rrallë në bibliotekë, më bënte përshtypje fakti që njerëzit këtu lexonin kudo: në tren, në autobus e në metro. Vite më pas e pashë dhe unë vetën duke lexuar po ashtu si ata, ku të më qëllonte rasti. Madje një ditë, aq shumë isha e përqendruar në librin që mbaja në duar sa m’u desh të vrapoja për të mos humbur stacionin ku duhej të zbrisja. Po lexoja një shkrimtare shqiptare dhe në ato momente, libri më kishte dërguar në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kur dola jashtë qesha me vete. Hodha sytë rreth e rrotull; përballë meje ngriheshin hijerëndë, pallatet moderne të Rotterdamit. Ishte një ndjesi e bukur, isha këtu dhe atje; atje dhe këtu në të njëjtën kohë… Shpesheherë diskutoj me miqtë e mi, nëse është më bukur të lexosh një libër, apo të shohësh një film. I qëndroj fort idesë së një libër mbetet në plan të parë, ti si lexues i krijon me imagjinatën tënde personazhet e tua si të duash; ke simpati, ndjen; vuan e gëzon për ta. Nuk e kam parë kurrë filmin “Zonja Bovari”, pasi zonja në film nuk ishte aq e bukur saç ishte zonja në imagjinatën time. Në momentin kur mbaroj së lexuari një libër të bukur, më kap një boshllëk, ashtu sikurse i thua lamtumirë një miku që nuk dihet se kur do ta shohësh sërish. Më pas i kthehem punës sime të përditshme, e filloj të shkruaj. Kështu jam unë; lexoj shumë e po kaq shumë edhe shkruaj.

 

Teuta_Metra's avatar
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s