MEDITIMI- NDËRGJEGJËSIMI- PËRNDRITJA

Dëgjo: https://soundcloud.com/bronwyn-jones-711477594/blerina-meditimi

 

Çka është meditimi?

Meditimi origjinën e ka nga India. Shumë materiale të cilat i kam lexuar lidhur me meditimin dhe jogën, si dhe nga eksperienca ime personale, më kanë ndihmuar të krijoj një ide se si t’ia spjegosh meditimin dikujt që nuk e ka praktikuar asnjëherë. Si t’i ndihmosh një personi që nuk mund të shoë ngjyra, se si duken ato. Në mendimin tim, eksperienca është mësuesi më i mirë.

Unë kam filluar ta praktikoj meditimin para katër vitesh. Këtë praktikë e kam filluar nga nevoja për t’a ndryshuar veten time dhe disa shprehi të mijat. Kur fillova të punoj, vëja re që e kam problem të komunikojë me të tjerët nga frika se mund t’i lëndoj ata dhe kjo ishte një pengesë e madhe për mua pasi që nga empatia e madhe lindin probleme, barriera, brenga të cilat nuk komunikohen dhe ambientin e punës mund ta shndërrojnë në një ferr të vërtetë ose në një shterrës të energjisë. Aty lidhen edhe ndjenja e fajit kur thua JO për diçka që nuk dëshiron ta bësh, bomba e mendimit (overthinking), mungesa e vetëbesimit etj. Të gjitha këto shkaktojnë stres i cili ndikon në shëndetin tonë fizik dhe psiqik.

Problemi me komunikimi

Sqarimi i obligimeve dhe veprimeve të mija pa nevojë, bashkëndjenja (empatia) ndaj tjetrit deri në pikën ku shpërtheja nga ndjenjat e akumuluara në punë, familje, shoqëri apo lidhje. Mos harroni! Përzgjedhja e mënyrave më të përshtatshme për komunikim, është çelës për çdo zgjidhje!

Pse duhet të ndihemi keq kur themi jo për diçka që nuk duam ta bëjmë? Thuaj JO! Dhe bëji veprimet te cilat ju bëjnë të ndiheni mirë.

Bomba e mendimeve (overthinking)-

Nuk të lejon të jesh prezent në të tanishmen sepse je duke menduar konstant për diçka tjetër; të kaluarën, të ardhmen… Shtrohet pyetja, kur do të jeshë këtu, tani në këtë moment? Nesër?! Gjithmonë kjo është pergjigjja!

Mungesa e vetëbesimit-

Po të mos ishte meditimi, sigurisht që nuk do të isha këtu duke folur për këtë temë. Do të dridhesha nga emocionet dhe nervoza me idenë se sa shumë gabime po bëj dhe do të bëj. Por, ja ku jam me realizimin se të bësh gabime është njerëzore. Nuk jemi të përsorur. Amerikanët thonë “Embrace your mistakes”, përqafoji gabimet e tua sepse janë mësuesi më i mirë.

Nga të gjitha përvojat dhe sfidat me vetën, më në fund fillova të interesohem për bombën e mendimeve, meditimin dhe jogën. Çdo ditë para se të shkoja në punë meditoja 10 deri 20 minuta dhe kjo më ndihmonte të ndihesha më mire. Fillova të ndryshoj mënyrën e të komunikuarit, të them JO për gjërat që nuk ndihesha mirë t’i bëja. Të kem një kontrollë të mendimeve të mija, ngritjen e vetëbesimit dhe ja ku jam këtu para jush dhe po flas për të gjitha.

Njerëzit të cilët kan praktikuar meditimin

Praktikimi i meditimit ka filluar para mijëra viteve e vazhdon edhe sot në shumë kultura dhe fe të ndryshme, si dhe njerëz të rëndomtë.

Në Hinduizëm meditimi është lidhja më e pastër që mund të krijohet me Zotin, Universin apo veten. Në Islam meditimi është adhurimi i Zotit dhe të gjitha që I ka krijuar Ai. Ndërsa unë gjatë meditimit ndjej një energji të mahnitshme si dhe një lidhje dhe besim të papërshkrueshëm me Krijuesin.

Meditimin është praktikuar nga shkenctarë, artistë, profet dhe njerëz anë e kënd globit sikur Einstein, Nikola Tesla, Leonardo da Vinçi, Budha, Oprah Ëinfrey, Mohamed Ali, Deepak Chopra, Steve Jobs, Jennifer Aniston, Miranda Kerr, Eva Mendes, Jim Kerry, Katy Perry, Hugh Jackman, Paul MacCartney, Tina Turner, Angelina Jolie, Richard Gere, Sting, Halle Berry, Leonard Cohen, Madonna etj.

Çka thotë shkenca lidhur me meditimin?

Janë bërë shumë hulumtime shkencore lidhur me meditimin dhe studimet tregojnë që tek personat që meditojnë trupi krijon një gjendje qetësie, hormonet të cilat shkaktohen nga stresi lirohen, veprimet emocionale zbuten sikur muskujt e trupit që zhvillohen me ushtrime fizike. Meditimi ndikon në zhvillimin e muskulit të trurit, ngritë humorin dhe na bën të ndihemi më pozitiv. Gjithëashtu ulë stresin ku ulet mundësia e sulmit kardiak dhe lufton pagjumësinë dhe depresionin.

Meditimi po ashtu ndikon në shtimin e lumturisë, fokus më të mirë, kreativitet, durim, inspirim, sukses, relaksim dhe një shëndet më të mirë.

Meditim nuk do të thotë ta ndalosh mendjen nga të menduarit!

Meditimi është të fokusohesh në frymëmarrje, në një fjalë që ka ndikim të mirë apo mantra, dhe të pranosh mendimet që të vijnë. T’i shikosh ato si ndonjë film dhe i liron, i lë të shkojnë. Në momentin që dëshiron ta privosh mendjen nga të menduarit, kjo do të jetë e pamundur. Mu në atë moment, do t’i kesh të gjitha mendimet e mundshme jetësore të sulura drejt teje. Përqafoji ato mendime dhe lëri të shkojnë. Meditimi nuk duhet të jetë i komplikuar, vetëm na duhet durim, dëshirë dhe ushtrim I rregulltë që ta praktikojmë atë.

Meditimi është dikur pompë ushtrimesh për muskulin e trurit. Bëni sa më shumë ushtrime për trurin tuaj dhe do të jeni të mahnitur me rezultatet.

Ndikimi i meditimi në shëndet:

Meditimi mund t’a forcojë imunitetin, t’a ulë dhembjen shpirtërore dhe fizike, si dhe t’a ulë ndezjen (inflamacionin) e qelizave.

Meditimi dhe lumturia:

Meditimi mund t’i ngrisë emocionet pozitive, ta ulë stresin, t’i zbusë çrregullimet e ankthit, t’a ulë depresionin, t’a shtojë kreativitetin dhe inspirimin, të na bëjë më mendje hapur, aktivizojë mprehtësinë mendore si dhe stimulimin e mbamendjes.

Meditimi dhe urtësia:

Të jep një perspektivë tjetër për jetën: duke vëzhguar mendjen tënde, e kupton se nuk duhet të bëhesh skllav i mendjes tënde. E kupton që mendja të zemëron pa nevojë, hidhërime, xhelozi, lumturi dhe pikëllim i cili nuk duhet të të menagjojë ty. Meditimi është thjeshtë një higjienë mentale: largoni mbeturinat jashtë, vëni në pah talentet tuaja dhe krijoni një lidhje të thellë me veten tuaj.

Mendojeni në këtë mënyrë: ju laheni çdo ditë dhe pastroni trupin tuaj, por a e keni pastruar ndonjëherë mendjen tuaj? Si pasojë ju do të filloni ta shihni jetën nga një perspektivë tjetër dhe me qartë. “Kualiteti i jetës sonë varet shumë nga kualiteti i mendjes tonë”, Sri Sri Ravi Shankar. Ne nuk mund të kontrollojmë se çka ndodh rreth nesh. S’ka rënësi se çka po ndodhë në jetën tonë, nëse mendjen e kemi në rregull, atëherë gjithçka është në rregull.

Mendja është armiku më i madh i njeriut”, Pablo Pikaso.

Mitet lidhur me meditimin:

1) Të zbrazësh mendjen nga mendimet– Kur fillon meditimin e sheh se është krejt e kundërta në fakt.

2) Të rrimë ulur në pozitën lotus – Jo domosdoshmëisht. Ne mund të jemi edhe ulur në karrige apo në krevat. (Vetëm mos të shtriheni, ju merr gjumi pastaj!)

3) Duhet të meditojmë patjetër një orë në ditë– Edhe me kohë më të shkurtër mund të arrijmë një efekt fantastik.

4) Këndim në një gjuhë që as nuk e kuptojmë— Vetëm nëse u pëlqen ju t’a bëni këtë.

5) Të jesh, apo bëhesh, Budist, Hindu– Meditimi nuk ka lidhje me fenë.

6) Është ndjenjë e çuditshme— çka ka të çuditshme të ulesh dhe të rregullosh frymëmarrjen? Përveç asaj, anëtarët e kongresit të SHBA-ve, marinsat e SHBA-ve, futbollerët e ligave botërore meditojnë, pse duhet të jetë e çuditshme?

Si përfundim.

Shumë njerëz i vendosin vetes barriera të ndryshme për të mos medituar. Mirëpo, ju mund të gjeni shumë mënyra për të medituar; ecja në natyrë pa kufje dhe pa muzikë (duke krijuar një lidhje me natyrën), joga, piktura, muzika, shkrimi poetik etj.

Poashtu, kemi praktika të llojllojshme të meditimit; meditimi transcendental, meditimi jogic, meditimi japa, meditimi vizual, meditimi i udhëzuar nga dikush tjeter, meditim sufi, meditim islamik, meditim kinez (taoizmi), meditim tantra, meditim mantra, meditim i krishterizmit, Chi kong meditimi, meditimi Unë jam, meditimi kundalini, meditimi prana, meditimi permes zërit, qakra meditimi, meditimi i syrit të tretë (pinel gland), meditimi hindu etj etj. 

Mbi të gjitha gjeni gjithmonë kohë për t’u ulur dhe të dëgjoni veten tuaj. Është një rienergjizim tejet i fuqishëm.

Drita e shpirtit tim, e nderon dritën e shpirtit tuaj. Apo siq thonë në Hindi, Namaste

Yogi,

Blerina Livoreka

 

 

IMG_3279

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s