Çka ёshtё Yoga ?

https://www.facebook.com/Briks-Yoga-1763010017286975/

Cdo ditё njerёzit e interesuar pёr tё filluar praktikimin e yogёs mё pyesin se cka ёshtё yoga? Ekzistojnё shumё keqkuptime sa i pёrket konceptit tё yogёs dhe ndikimit tё saj nё jetёn tonё. Shpresoj se pёrmes kёtyre shkrimeve, do ta keni mundёsinё tё mёsoni mё shumё pёr yogёn dhe ta formoni njё ide tuajёn se cka mund tё jetё yoga pёr ju.

Cdo javё do tё pёrpiqem tё shkruaj pёr pyetjet qё mё parashtrohen gjatё grupeve dhe takimeve. Mё poshtё ёshtё njё sqarim i shkurtё pёr prejardhjen e yogёs dhe komponentet e saj.

Prejardhja e fjalёs Yoga ka shumё spekulime, mirёpo ekziston njё marrёveshje e pёrgjithshme se fjala Yoga rrjedh nga fjala Sanskrite yuj pёrkthimet mё tё pёrafёrta tё sё cilёs nё gjuhёn shqipe janё: lidhje e fortё, bashkim, etj . Pёrafёrsisht 2000 vjet mё parё Patanjali, njё njeri i urtё nga India, besohet t’a ketё pёrmbledhur praktikimin e yogёs nё “Yoga Sutra”. Sutra ёshtё njё pёrmbledhje e 195 thёnjeve (apo aforizmave) qё shёrbejnё si udhёzues filozofik pёr yogёn qё praktikohet sot nё botё.

Sipas Yoga Sutrave, yoga pёrbёhet nga tetё komponente (ashtangave; gjymtyrёve) e ato janё:

  • Yamas (gjёrat nga tё cilat duhet tё abstenojmё),
  • Niyamas (gjёrat tё cilave duhet t’u pёrmbahemi),
  • Asanas (pozitat pёr ta mirёmbajtur vitalitetin e trupit),
  • Pranayama (kontrolli i frymёmarrjes),
  • Pratyahara (tёrhjekja e mendjes nga shqisat),
  • Dharana (pёrqendrimi),
  • Dhyana (meditimi), dhe
  • Samadhi (ndricimi i mendjes).

Sot yoga qё praktikohet nё botё ёshtё e bazuar nё komponentёn e tretё tё Sutrave, Asana. Qёllimi i Asanave, apo pozitave tё ushtrimeve trupore, ёshtё qё trupi tё pastrohet dhe tё pёrfitohet fuqia fizike dhe kondicioni pёr t’i pёrballuar periudhat e gjata tё meditimit.

Brikenё Bunjaku

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s